Eksploruesi viziton fisin ‘më të frikshëm’ të Amazonës që me shigjeta helmuese vrasin e hanë majmunë (fotot)

10/11/2023 16:32

Në thellësitë e pyjeve tropikale ekuadoriane, disa njerëz që çuditërsht jetojnë të lumtur edhe pse sipas ‘të civilizuarve’ende në epokën e gurit dhe gjuetisë me shtiza, ecin të zhveshur mes xhunglës dhe duke vrarë majmunë me shigjeta të helmuara.

Studiuesi aventurier David Hoffmann arriti të kalojë rreth 100 orë me fisin Vaorani, një grup i pakontaktuar më parë në xhunglën e Ekuadorit, të cilët kanë gjithashtu përqindjen më të lartë të vrasjeve si brenda llojit të vet dhe mes të huajve që u afrohen.

Eksploruesi tha se e dinte se “kishte për të mësuar më shumë nga sa thotë rrëfenja, por jo kaq sa zbulova”.

Waorani shumë rrallë veshin rroba, por kanë një botëkuptim të sofistikuar për mjedisin ku jetojnë, duke përdorur bimët për të krijuar mjekime të mrekullueshme ashtu si dhe helme të fuqishme.

David thotë se gjatë udhëtimit mori një infeksion në sy dhe shkoi për ndihmë te një doktor vendas.

Në videon e tij në rrjetin Youtube, ai tregon: “Shkova te një shaman vendas për konsulencë mjekësore, shpresoja që të kishte diçka për të kuruar syrin. Ata më këshilluan qumësht gjiri, por kishte dhe shumë bimë të tjera për ta kuruar”. Rrjedhimisht infeksioni tij i largua pas mjekimit.

Burri tregon se çdo sipërfaqe në vendbanim është e mbushur me insekte e zvarranikë, por kjo nuk i shqetësonte fare vendasit.

“Kam shumë pickime mushkonjash, insekte më vijnë në fytyrë dhe në rroba”, ankohet ai, duke shtuar se xhungla është një vend i rrezikshëm për ata që s’kanë eksperiencë”

“Kudo që të shikosh ka një merimangë apo një kafshë që kërkon të të vrasë”, thotë ai teksa i duhet të hajë gjëra të pamenduara më parë dhe të kurohet me bimë me shije të keqe, por që çuditërisht japin efekt të mrekullueshëm ndaj plagëve.

Fisi primitiv gjithashtu distilon një helm të quajtur ‘curare’ nga vreshtat e egër të xhunglës, të cilin e vendosin në majën e shigjetave të tyre, për të paralizuar kafshët e gjahut ose ato armike.

Hushtat e tyre janë 1.5 metra të gjata me te cilat fryjnë shigjetat dhe godasin objektivin deri në 30 metra.

David përshkruan më pas një gjuetar Waorani që përgatit armën e tij: “Ai e hedh helmin në një enë të vogël, nxeh majën e shigjetës dhe e lyen me këtë lëndë në formë zifti të zi”.

Më pas disa dhjetra maja të tilla, pasi i ka lënë të thahen, i vendos në çantën e tij. Ai del të gjuajë majmunë, derra të egër ose çdo gjë tjetër që gjen në botën e egër, nëse hahet ai e gjuan”.

Fiset Waorani nuk kanë kontakte me botën e jashtë që prej viteve 1950, kur vrarë misionarët e parë kristianë që hynë në territorin e tyre, madje edhe sot shumë degë të këtyre fiseve refuzojnë të kontaktojnë me të huajt.

Një degëzim i tyre, fisi gjysmë nomad Taromenane, ende flasim një gjuhë që nuk ka lidhje me komunikimet e njohura njerëzore, çka sugjeron se ata kanë jetuar të izoluar prej mijëra vitesh.

Gjatë gjithë historisë kanë ekzistuar më shumë se 100 fise të izoluara Taromenane. Në vitin 2013, raportohet se një grup fisnor Waorani kishin bastisur fiset rivale Taromenane duke vrarë dhjetra vetë, dhe prej atëherë është ruajtur reputacioni tyre si njerëz mizorë që marrin peng rivalët e tyre.

Por në këtë rast Waorani pritën në shtëpitë e tyre dhe ndanë ushqimin me David duke u sjellë në mënyrë miqësore, prandaj reputacionet nganjëherë janë ndryshe nga realiteti, thotë eksploratori.

FOTO GALERI
2/7
Ata ecin të zhveshur mes xhunglës dhe duke vrarë majmunë me shigjeta të helmuara.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA