“Olta dhe Luizi”, sukses në Londër/ Premiera e filmit “Në Kuadër të Dashurisë” në Angli

10/11/2023 15:34

“Në Kuadër të Dashurisë” pati premierën e tij në Britaninë e Madhe duke shënuar një tjetër sukses të jashtëzakonshëm.

Publiku shqiptar në Londër dhe Birmingham u mbërthye nga humori frymëzues i filmit dhe elementët romantik të tij duke e cilësuar atë si një iniciativë pozitive për kinemanë shqiptare dhe një emocion të shtuar që një film shqiptar shfaqet për herë të parë në Britaninë e madhe

Një super film, perfekt. Mezi po e prisnim deri sa doli data.”

 “Ishte shumë bukur të shihje një film shqiptar këtu, diçka e veçantë dhe shumë iniciativë e mirë për kinemanë shqiptare.”

“M’u bë shumë qejfi që pamë gjithë ata aktorë të njohur. Filmi ishte i lidhur shumë bukur, cilësia, regjia, skenari, audio mbi të gjitha… nuk ndodh prej shumë kohësh që të shohim një film vërtet të realizuar dhe ta sjellim dhe në Perëndim. Më bëri shumë krenar. Edhe brenda në kinema kishte një entuziazëm nga i gjithë publiku dhe të qeshurat nuk pushuan për asnjë moment.”

Reagimet pozitive të publikut po i japin filmit një vlerësim të lartë, duke e bërë “Në Kuadër të Dashurisë” një sukses të padiskutueshme në botën e kinematografisë.

“Kemi qeshur me lot, shumë batuta. Luizi, Olta shumë bukur, por edhe më bukur Sara. Na ka pëlqyer shumë, e ka luajtur shkëlqyer.”

 “E kam pre biletën i pari. Film shumë fantastik.”

“Mezi e pritëm që erdhi në Londër filmi, edhe që atë ditë që doli premë biletat.”

Turneu nëpër botë i filmit më të shumëpritur nga shqiptarët sapo ka nisur dhe ka marrë vëmendjen dhe zemrat e shikuesve me historinë e tij dhe kastin fantastik të aktorëve.

Më datën 13 nëntor skuadra e “Në Kuadër të Dashurisë” do të shkojë në Zyrih të Zvicrës për të ndarë emocionet dhe suksesin e filmit me publikun artdashës atje.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA