Islanda mbyll kompleksin e famshëm gjeotermal pas dridhjeve sizmike, megjithë kritikat e klientëve (fotot)

09/11/2023 17:08

Autoritetet në Islandë kanë urdhëruar mbylljen e përkohshme të kompleksit të njohur me ujëra termale ‘Blue Lagoon’ pas një serie dridhjesh sizmike që sipas tyre tregojnë për një shpërthim të mundshëm vullkanik.

Megjithse është një nga atraksionet turistike më të njohura në vend, kompleksi në gadishullin Reykjanes është urdhëruar të mbyllë dyert pas disa qindra dridhjeve që janë regjistruar.

Banjat gjeo-ternike në jug të kryeqytetit Reykjavík, njoftuan sot mbylljen e përkohshme duke anuluar prenotimet e vizitorëve të zhgënjyer, që ankoheshin në rrjet dhe në agjencitë turistike.

Disa dhjetra të ftuar që gjendeshin në rezortin me dy hotele, morën taksi mëngjesin e sotëm pas dridhjeve gjatë natës.

Por shumë të tjerë ankoheshin se dridhjet sizmike në zonën vullkanike ‘nuk janë asgjë e re’ dhe se masa eshte e ekzagjeruar.

Rrjeti vendas Víkurfréttir tha se 40 të ftuar ishin larguar gjatë natës dhe raportonte se gurët e rërzuar kishin arritur deri në afërsi të hoteleve.

Prej fundit të muajit që shkoi ka pasur disa mijëra dridhje të vogla në rajon kryesisht në jugperëndim të Islandës.

Kompleksi gjeotermal Blue Lagoon është një nga atraksionet më të famshme të Islandës dhe tërheq njerëz nga e gjithë bota.

Banjat gjenden vetëm 15 minuta larg me makinë nga aeroporti i Keflavík dhe 30 minuta larg kryeqytetit Reykjavík.

FOTO GALERI
2/3
Banjat gjenden vetëm 15 minuta larg me makinë nga aeroporti i Keflavík dhe 30 minuta larg kryeqytetit Reykjavík.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA