Bllokohen kamionët ukrainas prej mbylljes së kufirit nga kompanitë polake të transportit (fotot)

09/11/2023 19:06

Shoferë kamioni nga Ukraina kishin formuar sot radhë të gjata në anën e tyre të pikës kufitare Rava-Ruska me Poloninë, teksa kolegët e tyre polakë kanë bllokuar kalimet prej pakënaqësisë ndaj favorizimeve.

“Polonia është një vend tranzit, unë po shkoj në Estoni. Përse duhet të presim që polakët të arrijnë një marrëveshje me drejtuesit e tyre”, thotë kamionisti ukrainas Dmytro për rrjetin AFP.

Por shoferët polakë kanë nisur një grevë dhe bllokadë që është tashmë në ditën e katërt kundër asaj që pretendojnë se është konkurrencë e padrejtë nga kompanitë ukrainase.

Detaje të konfiktit ende nuk janë bërë publike, por kjo nuk është bllokada e parë tregtare mes dy vendeve fqinje, që deri pak muaj më parë kanë pasur marrëdhënie të mira.

“Trafiku i kamionëve me Poloninë është komplikuar shumë që prej 6 nëntorit”, thotë zyrtari kufitar ukrainas Andriy Demchenko, duke shtuar se më shumë se 1000 kamionë presin të kalojnë në të dyja drejtimet.

BE ka hequr kërkesën e lejeve për transportet ukrainase që hyjnë në bllokun e 27 vendeve, ku bën pjesë dhe Polonia, që prej nisjes së luftës me Rusinë.

Kievi thotë se bllokada dëmton të dyja vendet dhe ankohet se nuk ka marrë kërkesa nga kompanitë polake për arritjen e një marrëveshjeje.

FOTO GALERI
2/5
BE ka hequr kërkesën e lejeve për transportet ukrainase që hyjnë në bllokun e 27 vendeve, ku bën pjesë dhe Polonia, që prej nisjes së luftës me Rusinë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA