Reshjet e dendura të shiut kanë sjellë probleme në Tarazh të Rrëshenit mëngjesin e sotëm, si pasojë e daljes nga shtrati të lumit të Zmesë.

Raportohet se ka pasur edhe rënie inertesh në rrugë, të cilat janë bllokuar. Uji ka hyrë në një banesë deri më tani dhe në bodrumin e një biznesi.

Pas rënies së intensitetit të reshjeve, niveli i lumit Zmesë është ulur duke u tërhequr prezenca e ujit në oborret e banesave dhe bizneseve.

Ndërkohë strukturat e Mbrojtjes Civile të bashkisë janë në terren për evidentimin e dëmeve në rrugë e biznese.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA