Gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha e ftuar këtë të mërkurë në emisionin “Top Story” publikoi detaje nga dosja CEZ- DIA.
Sipas Hoxhës, një prej drejtuesve ekzekutivë, Ervis Mataj është larguar nga Shqipëria gjatë procesit të atëhershëm në gjykatën penale të Tiranës dhe ishte e pamundur që ai të rikthehej në vendin tonë.
Hoxha: Dëshmitarët në proces thanë që kjo ishte një veprim i thjeshtë sepse gjenerohej nga databaza. Kjo ishte pagesa e parë që bie në grackë. Pastaj ka dedektime të tjera. Ervis Mataj është një dëshmitar shumë interesant, ai ka qenë një prej drejtuesve ekzekutivë. Ka pasur dy, Sokol Hyseni dhe Ervis Mataj. Dëshmia e Matajt është lexuar sepse ai është larguar nga Shqipëria dhe në procesin e atëhershëm në gjykatën penale të Tiranës u bë e pamundur që ai të rikthehej.
Duma: Ku janë këta individët?
Hoxha: Ervis Mataj nuk është në Shqipëri, ka disa vite që ka iku. Ismailaj u dënua me 11 vite. U bë një muaj që ka përfunduar dënimin dhe është larguar nga Shqipëria, nga të dhëna jo zyrtare për Top Channel, ai është larguar në Austri, aty ku gjendet edhe familja e tij. Në kulmin e hetimit dhe debatit politik, ata u larguan menjëherë nga Shqipëria, bashkëshortja dhe djali dhe u vendosën në Austri, ku thuhet se kanë marrë azil. Thuhet se e kanë marrë, të paktën e kanë konfirmuar avokatët, se pati një pretendim në atë kohë , se familja u kërcënua, por nuk u gjet asnjëherë. Ka qenë një çështje, madje pati akuza nga zoti Braho se kishte elementë që po përpiqeshin të destabilizonin vendin.
Top Channel