Meri Shehu zbulon sekretin: Gjimshiti futbollisti që kam ndihmuar para pandemisë, më pyeste nëse do…

08/11/2023 10:24

Ndeshja e Shqipëri-Ishujt Faroe e cila është më 20 nëntor, po pritet me padurim nga të gjithë tifozët shqiptarë.

E ftuar në “Wake Up” astrologia Meri Shehu, nuk i shpëtoi as pyetjes se si do shkonte kjo ndeshje. Ajo shprehet se është pozitive dhe se Shqipëria do fitojë. Gjithashtu ajo ka treguar se ka ndihmuar shumë futbollistë, ku një ndër ta është Gjimshiti, i cili e pyeste nëse do e fuste apo jo trajneri në ndeshje.

Meri Shehu: Përderisa kemi arritur deri këtu, ta parashikojmë bukur 20 nëntorin, do fitojmë!

Blendi Salaj: Kush të ka hyrë në zemër nga këta çunat e kombëtares?

Meri Shehu: Unë kam ndihmuar lojtarë të kombëtares të ecin dhe të vijnë aty ku janë, por s’ma ka ditur njeri. Ka pasur nga ata që më kanë pyetur do futem sot, do më fusë trajneri sot në ndeshje?

Blendi Salaj: Një futbollist i kombëtares që luan në Itali e ka pyetur Merin nëse do e futë trajneri në ndeshje apo jo.

Meri Shehu: Po kjo ka ndodhur që para pandemisë dhe ai ishte fare i panjohur dhe u bë shumë i njohur. Se pyeste para ndeshjes, do më futë sot s’do më futë sot.

Blendi Salaj: E kush ishte ky, Gjimshiti?

Meri Shehu: Po ai ishte.

Blendi Salaj: Është një super futbollist, tani është kapiteni i skuadrës.

Meri Shehu: Mua s’më pëlqen, s’bën aq shumë sa duhet të bënte. E ka me faza.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA