Aktorja Megan Fox tregon për marrëdhëniet abuzive që ka pasur me disa persona ‘shumë të famshëm’ (fotot)

08/11/2023 18:32

Megan Fox ka folur së fundi për disa nga marrëdhëniet e saj të kaluara në një libër të ri. (Mund të përmbajë përshkrime dhune fizike e psikologike që për disa lexues janë trazuese)

Aktorja e njohur e serialit Transformers ka publikuar librin “Djemtë e bukur janë helmues”, një volum me 70 poema, disa prej të cilave detajojnë traumat e abuzimeve fizike e psikologjike.

Fox zbulon tashmë se një pjesë e abuzimit ka ndodhur në marrëdhëniet e saj me njerëz “shumë të famshëm”.

Në një intervistë me programin ‘Good Morning America’, Fox shpjegonte arsyet përse i kishte përfshirë eksperiencat e saj në librin e parë të poezive.

Ajo tha: “Ishte diçka brenda meje që duhet të dilte jashtë sepse ndryshe do më mbante gjithmonë të sëmurë”.

Fox shtonte se libri është një metaforë për mënyrën sesi ajo është trajtuar në industrinë e Hollywood, teksa shtonte: “Asgjë në të nuk është e sajuar. Ato janë eksperiencat reale që unë kam pasur.”

Në lidhje me identitetin e abuzuesve të saj Fox shpjegonte se libri nuk është një vëllim kujtimesh apo një ekspozim, por shënime për të treguar se kam qenë në më shumë se një marrëdhënie shumë abuzive, si fizike e psikologjike në jetë”.

“Kam qenë e lidhur publikisht me disa persona, por dhe me të tjerë, me të cilët unë ndaja energjinë, dhe që mund të them se ishin njerëz të tmerrshëm dhe gjithashtu shumë të famshëm, por askush nuk e di që kam qenë me këta njerëz.”

Në një nga poemat e saj aktorja detajon sesi ‘sytë e një ish partneri në një çast u bënë të zeza dhe ai kyçi derën’. Aktorja tregon më pas se ishte tepër vonë për t’u larguar.

Ajo shton se në libër nuk tregohen të gjitha eksperiencat e saj në lidhjet abuzive.

“Kam shkruar shumë gjëra që nuk arrita t’i përfshij në libër, sepse mendoja se ndoshta, janë vetëm për sytë e Zotit”.

“Disa prej tyre janë tepër kur ke të bësh me njerëz të famshëm. Sikur të kisha lirinë të isha një poete dhe njerëzit të dëshironin të gërmonin më shumë në jetën time personale, do të kisha përfshirë më shumë si ato”.

Fox tregon më tej se personi që i sugjeroi të shkruante librin ishte ish-i dashuri muzikant Machine Gun Kelly – me emrin e vërtetë Colson Baker.

Ajo e përmend atë në një poezi ku Fox tregon për humbjen e bebes, si dhe në pjesën kur pranoi propozimin e tij.

FOTO GALERI
3/3
Ajo e përmend atë në një poezi ku Fox tregon për humbjen e bebes, si dhe në pjesën kur pranoi propozimin e tij.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA