Polemikat rreth VAR-it vazhdojnë. Pas asaj që ndodhi gjatë ndeshjes Neëcastle-Arsenal, një episod mjaft kurioz u pa në ndeshjen e djeshme mes Celta Vigos dhe Sevillas.
Galicianëve nuk iu akordua penallti, vendim që tërboi Iago Aspas. Kapiteni, i nervozuar pas vendimit të arbitrit, hodhi në tokë monitorin VAR: një reagim instinktiv, i cili, megjithatë, nxjerr në pah marrëdhënien shumë të thjeshtë mes lojtarëve dhe mjetit të ri që duket se e ka rritur polemikën në vend që ta zvogëlojë.
Më pas Iago Aspas kërkoi falje në rrjetet sociale për veprimin e tij:
“Dje bëra një gabim. Nuk duhej ta kanalizoja zhgënjimin tim në atë mënyrë. Më lëndon, sepse nuk është shembulli që dua të jap për tifozët më të rinj të Celtas”. /Supersport
Top Channel