Një gazetare e rrjetit të njohur amerikan New York Times raportohet se “ka dhënë dorëheqjen” pasi nënshkroi deklaratën se gabimisht akuzoi Izraelin për gjenocid ndaj popullit palestinez, si dhe dënonte mënyrën e mbulimit të gazetës ku punonte, të konfliktit të rëndë në Lindjen e Mesme.
Jazmine Hughes, shkruese e revistës New York Times Magazine, u largua dje nga puna, sipas komunikimeve email që ishin shpërndarë në rrjetet amerikane.
“Megjithse i respektoj bindjet e saj të forta, kjo ishte në shkelje të qartë të politikave të The Times për protestën publike,” tha redaktori revistës Jake Silverstein. “Kjo politikë e jona është e rëndësishme për t’u përkushtuar ndaj pavarësisë”, shtonte ai.
“Unë e diskutova me të se mbajtja e kësaj pozite publike dhe bashkimi në protesta nuk përputhen me të qenit një gazetar i The Times, prandaj erdhëm në konkluzionin se ajo duhet të japë dorëheqjen,” tha Silverstein.
Kësaj jave Hughes kishte nënshkruar një peticion të gazetarëve dhe shkrimtarëve të titulluar “Shkrimtarët kundër luftës në Gaza” ku Izraeli fajësohej për vdekjet dhe inskenimin e sulmeve ndaj popullit të tij, gjatë sulmit të Hamas më 7 tetor, ku raportohet se u vranë 1,400 njerëz.
Në letër thuhej mes të tjerash: “Ne mbështesim këtë përpjekje anti-koloniale për liri dhe vetëvendosje”.
Aty gjithashtu dënohej hapur bordi editorial i ‘New York Times’ për linjën e tij se “Izraeli ka të drejtë të mbrojë … shoqërinë që vlerëson jetën njerëzore dhe rendin ligjor”.
“Ne dënojmë të gjitha ato industri që aftësojnë aparteidin dhe gjenocidin. Ne nuk mund të bëjmë të kemi një Palestinë të lirë, por së bashku mund të përpiqemi të refuzojmë narrativat që zbukurojnë bashkëpunimin e Perëndimit në këtë spastrim etnik”, thuhej në peticionin e gazetarëve.
Kjo nuk ishte hera e parë që Hughes denonconte publikisht kolegët e saj gazetarë, teksa më herët kishte kritikuar mbulimin pozitiv të rrjetit Grey Lady për çështjet e transgjinorëve.
Por mediat vendase shkruajnë se New York Times vijon të punësojë Soliman Hijjy në mbulimin e konfliktit Israel-Hamas, edhe pse në shumë postime në rrjetet sociale ai lavdëronte Adolf Hitlerin.
“Këtu kanë vendosur drejtuesit. Ky është një mesazh i qartë për ‘newsroom’ se nëse kërkon të mbrosh kauza politike apo të sulmosh kolegët e tyre, aty është dera,” kishte raportuar një gazetar për rrjetin The Post.
Top Channel