Si pjesë e skuadrës humbëse “Kalle”, Atalanta dhe Luixhino zhvilluan performancën e tyre në çift në skenën e “Dancing With The Stars”.

Përpos pjesës së koreografisë një detaj i rëndësishëm që tërhoqi po aq vëmendje sa e gjithë kërcimi ishte fustani.

Ilir Shaqiri: Stonove në disa momente me Luixhinon në mënyrën e realizimit të hapave. Duhet të mos punosh me hope në një koreografi.

Oltra Gixhari: Mua m’u sikur shkëlqyet mjaftueshëm. Atmosfera që solle, përfshirë edhe kostumin edhe këngën më çoi në fëmijërinë time. Kjo është merita juaj në energjinë që më sollët.

Valbona Selimllari i drejtohet Luixhinos: Unë të thash mos e mundoni kaq shumë gocën po jo t’i shtojë kaq shumë gjëra.

Luixhino: Fakti që po shkëlqejmë është falë Atalantës.

Valbona Selimllari: Mund të kuptojnë ngarkesën e javës po sërish i numëron hapat. Po numëroje hapa gjithë kërcimin nuk e shijove të tërin.

Lori Bala: E di që kjo javë ka qenë e ngarkuar, por mendoj që edhe kërcimi në çiftit ka qenë po ashtu primare për ju. Pjesa tjetër ishte po aq e bukur sa vetë fustani.

 

FOTO GALERI
10/10

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA