Opozita ka vazhduar edhe sot betejën kundër mazhorancës në Kuvend, duke kthyer karriget e legjislativit përmbys dhe ndezur tymuese në shenjë proteste për përjashtimin nga parlamenti të Gazment Bardhit dhe deputetëve të tjerë demokratë.

Aksioni ka vijuar deri në momentin që në ambientet e Kuvendit shkoi Garda e Republikës.

I pyetur në “Top Story” se pse ‘luftojnë dhe trajtojnë politikisht’ çështjen e Berishës për kompleksin “Partizani”, në momentin që ai është ‘bombë’ që rrezikon t’i plasë opozitës në ‘dorë’ nëse shpallet fajtor, deputeti demokrat Oerd Bylykbashi thekson se “goditja për Sali Berishën është politike’.

“SPAK e qepi me spango të trashë”, tha Bylykbashi.

Pjesë nga debati:

Duma: Ju thoni që nëse ekziston një çështje mbi Sali Berishën, ajo meriton të trajtohet politikisht dhe jo me drejtësinë.

Bylykbashi: Me drejtësinë ka rrugën e vetë ajo.

Duma: Kemi të bëjmë me një dosje ku Berisha rrezikon të shpallet fajtor ose jo. Si jeni përfshirë politikisht në këtë, kur ajo dosje rrezikon të jetë një bombë nëse Berisha del fajtor?

Bylykbashi: Unë të thash që spangoja me të cilën kanë qepur SPAK është aq e trashë dhe bie aq shumë në sy saqë…

Duma: Pra është e trashë dosja?

Bylykbashi: Unë nuk di se çfarë ndodhë me këtë lloj drejtësie. Komisioni i Venecias ka thënë në 2015-ën se këto që po ndodhin, përfshirë edhe Vettingun, ekziston mundësia që sistemi i drejtësisë të kapet nga partia që është në qeveri. E thonë ata. Paragrafi ’98, dokumenti i 2015-ës. Tani kjo ka ndodhur.

Kjo çështje ka edhe një aspekt tjetër, është një rast shumë i fortë për të vendosur një standard.

Top Channel