Të prekësh të padukshmen është ekspozita retrospektivë e piktorit Bujar Luca, që qëndron i hapur për publikun në Galerinë COD.

I lindur në Tiranë, në vitin 1954, ai diplomohet në Institutin e Lartë të Arteve, në vitin 1978. Që në kohën kur ishte student, etja e tij për t’u përfshirë në art e shpie shpejt në kontradiktë me profesorët e tij dhe pikturën e realizmit socialist.

Në vitin 1977 fillon punë si piktor kostumesh dhe filmi në Kinostudion “Shqipëria e Re”. Punon aty për 13 vjet duke marrë pjesë në më shumë se 20 filma artistikë.

Në vitin 1990, Bujar Luca, i ftuar për të hapur një ekspozitë në Francë, zgjedh të jetojë në Paris. Në shtator të këtij viti, revista “Connaissance des Arts”, duke folur për herë të parë mbi artin në Shqipëri, e publikon në një dyfaqësh të fotografuar mes pikturave në atelierin e tij në Tiranë.

Në vitin 1991, hapet në Paris ekspozita e parë vetjake. Në vitet 1990-2023, ekspozitat do të pasojnë njëra-tjetrën dhe do të jenë të shumta.

Në vitin 2015, Bujar Luca do të rikthehej për herë të parë në Galerinë Kombëtare të Arteve me një ekspozitë vetjake. Ndërkohë që kjo retrospektivë është ekspozita e tij e dytë në Shqipëri, gjatë këtyre 33 viteve që Bujar Luca jeton në Paris.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA