Deputeti demokrat, Oerd Bylykbashi ka deklaruar se me sulmin politik ndaj Berishës, kryeministri Edi Rama kërkon të shkërmoqë opozitën.

I ftuar në “Top Story”, Bylykbashi ka bërë analizimin e çështjes në aspektin politik.

“Nëse SPAK-u do të arrestonte kryeministrin, gjëja e parë që do të ndodhte, bie qeveria. Nëse SPAK-u do të arrestonte kreun e opozitës, gjëja e parë që ndodhë bie opozita”, tha Bylykbashi, duke shtuar se SPAK nuk duhet të bëjë politikë.

Pjesë nga debati:

Duma: Do vijojë opozita me aksiomën që SPAK është Edi Rama, dhe nuk do të njohë faktin që po të ishte vetëm Rama, shumë ministra të tij nuk do t’i leverdisnin t’i kishte në burg. Po të ishte vetëm Rama edhe goditja e stablishmentit të vjetër politik, nuk do t’i leverdiste ta godiste. Apo do të njohë faktin që SPAK-u realisht është i ndërtuar edhe nga SHBA dhe aleatët e tjerë strategjik.

Bylykbashi: Atëherë, ata që mendojnë se Rama vepron në mënyrë intuitive bëjnë gabim. Rama është kundër kësaj. Ai bën një goditje më larg, dhe në të kundërt madje. Ajo që do ai është që në momentin që do të përballet sërish me opozitën, opozita të jetë e shkërmoqur.

Të bëjmë një paralelizëm. Nëse SPAK-u do të arrestonte kryeministrin, gjëja e parë që do të ndodhte është se bie qeveria. Nëse SPAK-u do të arrestonte kreun e opozitës, gjëja e parë që ndodhë bie opozita. Kjo nga ana politike, përtej aspektit juridik. Në këtë histori, barrën e provës, përtej dyshimit të arsyeshëm publik, e ka SPAK-u që nuk është ngatërruar me politikën.

Top Channel