Gazetari i TCH tregon dokumentin në “Top Story”, Malasi: Pronarët te “Partizani” u dëmshpërblyen

02/11/2023 22:55

Gazetari i Top Channel, Andi Malasi pjesë e panelit në emisionin “Top Story” tha se pronarët e ish-kompleksit “Partizani” u dëmshpërblyen.

Ndërsa shpjegoi dosjen, ai theksoi se në momentin që do të verifikohet se kjo tokë ka qenë e shpronësuar një herë në vitin 1940, atëherë nuk ka pse të vihet në diskutim dhe të nxiten situata të tjera.

Malasi: Është lehtësisht e verifikueshme që shtylla e kësaj dosje është verifikimi i origjinës së pronës. Në rast se sipas mendimit tim, por biem dakord edhe të tjerët, në rast se verifikohet se prona e shpronësuar në vitin 1940 siç disa dokumente arkivore që gjenden në arkivat e shtetit shqiptar apo në arkivat e Bibliotekës Kombëtare, nëse vërtetohet që është shpronësuar, familjet e shpronësuara nuk mund të pretendojnë se ndryshoi rendi kushtetues, erdhi komunizmi, erdhi demokracia dhe hajde tani pretendojmë për troje që janë shpronësuar një herë. Cilat janë dokumentet, është dokumenti i 1940 i Jokomonit që është përmendur, ku thuhet ‘mbi hartën në fjalë janë të treguara planet e parcelave dhe emrat e pronarëve të tokave që janë subjekte shpronësimi’. Për të shkuar tek viti 1942 që është përplotësues i këtij dokumenti që në fakt është një listë me personat e shpronësuar. Ndërmjet këtyre është edhe Mahmut Begeja, Xhemal Beheja që janë paraardhësit e Jamarbër Malltezit.

Këtu është edhe një emër Adem Xhepa, pse po e theksoj këtë emër, i cili nuk është pjesë e pesë familjeve sot, por çfarë ndodh, në 1994 kur drejtor i Arkivës së Shtetit shqiptar ka qenë Luan Malltezi, babai i Jamarbër Malltezit ka lëshuar një dokument. Mesa duket në atë kohë përpos këtyre familjeve, ka pasur edhe pretendentë të tjerë që kanë pretenduar për trojet e ish-kompleksit ‘Partizani’. Rezultojnë pasardhësit e personit që unë ritheksova pak më sipër, Adem Xhepa ai ka qenë në të njëjtën listë shpronësimi me Mahmut Xhemal Begeja. Në rast se verifikohet plotësisht vërtetësia e këtyre dokumenteve që janë në arkivën e Firences në Itali, unë mendoj se kjo dosje nuk ka nevojë më të merremi me shtyllën tjetër. Në momentin që ne verifikojmë që kjo tokë ka qenë e shpronësuar një herë në 1940-ën, atëherë nuk ka më të vihet në diskutim.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA