10 tempuj të arkitekturës së lashtë në Indi që ‘lënë pas’ strukturat e botës moderne (fotot)

02/11/2023 17:35

India njihet për trashëgiminë e saj kulturore e arkitekturore, që ashtu si shembuj të tjerë të inxhinierisë së lashtë nëpër botë, tregojnë se shumë prej tyre nuk mund të përsëriten nga teknologjia moderne.

Mes disa shembujve të ndërtesave të famshme janë disa nga hotelet dhe tempujt më të pasur historikisht në botë, si pallati liqenit (në foto) në mesin e liqenit Pichola në krahinën Udaipur.

I vendosur në sfondin e maleve Aravalli, kryevepra shkëlqen nga mermeri dhe duket sikur pluskon në sipërfaqen e ujit.

Tempuli i diellit Konark (i njohur dhe si Konarak) është një tjetër shembull i shkëlqyer i arkitekturës së lashtë indiane.

I dedikuar zotit hindu Surya, ai është ndërtuar në formën e një karroce të tërhequr nga shtatë kuaj (gjashtë prej të cilëve ende në këmbë) dhe 12 palë rrota që simbolizojnë muajt e vitit.

Pallati i Taj Mahal është një nga strukturat më të famshme të Mumbai me një shprehje të influencave evropiane dhe islamike të arkitekturës, shkruan rrjeti CNN.

Kupolat në formë “qepe” tregojnë për arkitekturë të shekullit të 16-të teksa disa rinovime të mëpasshme janë kryer dhe një kullë raprotohet se është shtuar në 1973.

Në galerinë e mëposhtme do të gjeni të tjerë shembuj të mrekullive të pashpjeguara të punimeve të lashta të ndërtimit.

FOTO GALERI
5/12

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA