Prej disa javësh, Shqipëria mban Censin e popullsisë dhe banesave, që është i dymbëdhjeti në historinë e vendit.

Ashtu si në të shkuarën, edhe këtë herë është konstatuar presioni i vendeve fqinje për rritjen fiktive të statistikave të minoritarëve.

Në puntatën e kësaj të mërkure, programi “Inside Story” do të sjellë një investigim lidhur me influencat e konstatuara në terren nga faktorë nacionalistë të huaj.

Angazhime të tilla janë parë kryesisht në jug, në zonat ku tentohet rritja e shifrave të shtetasve që deklarohen grekë, një shqetësim i ngritur kryesisht për Himarën dhe Konispolin.

Këto qëllime, fshehin interesa për shpalljen e zonave minoritare. Tendenca të tilla janë parë edhe në zona ku janë identifikuar minoritarë bullgarë.

Dokumente të rralla arkivore që zbulojnë të vërtetat historike.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA