‘Nuk e dinim që po blinim shtëpinë e Zelenskit’, thotë çifti rus që u bënë pronarë të vilës luksoze në Krime (fotot)

01/11/2023 16:39

Një çift rus që sapo blenë një pronë luksi në bregdetin e gadishullit të Krimesë thanë se nuk e kishin idenë që u bënë pronarë të shtëpisë ku banonte më parë presidenti ukrainas Zelensky.

Apartamenti me pamje nga deti, i zotëruar më parë nga bashkëshortja e Zelensky në gadishullin e aneksuar nga Rusia, u shit në ankand për gati 400,000 dollarë.

Gruaja e presidentit Olena Zelenska u detyrua të braktiste vilën në fshatin Livadia që prej vitit 2014 pas aneksimit nga Rusia, kur ajo ishte ende e panjohur, por e kishte riblerë sërish para një viti për rreth 150,000 dollarë sipas mediave ukrainase.

Por pronarët e rinj Olga Lipovetskaya, 50 vjeçe dhe bashkëshorti Ivan Tuchkov janë tashmë shumë të lumtur me blerjen e tyre dhe thonë se nuk e kanë idenë se cilët ishin pronarët e mëparshëm.

Ata raportohet se kishin thënë për mediat ruse: “Ne nuk e dinim historinë e mëparshme të shtëpisë, apo se kishte qenë pronë e Zelensky-t, por ata gjithsesi nuk kanë më punë në Krime”.

Tuchkov largonte përgjegjësinë nga vetja duke thënë se të gjitha vendimet ishin marrë nga gruaja e tij Olga, shkruan rrjeti britanik TheSun.

“Unë s’kam të bëj asgjë me blerjen, çdo gjë është vendosur nga gruaja ime. Unë desha ta blej për arsye personale, por jam gjithsesi i lumtur për të që gjeti shtëpinë me çmimin e mirë”.

Apartamenti më shumë se 400 m katrorë ka një ballkon gjigant me pamje nga Deti i Zi.

Banorët e tij kanë gjithashtu pamje të Pallatit Livadia, që më parë ishte shtëpi pushimi carit rus Nicholas II, i ekzekutuar nga Bolshevikët e Leninit në 1918.

Për të hyrë në ndërtesë vizitorët duhet të ngjiten në një shkallë spirale me statuja të vogla luanësh.

Apartamenti i tyre ndodhet në katin e pestë të ndërtesës dhe ka gjithashtu hapësirë parkingu në kompleksin e stilit perandorak.

Por çifti thotë se nuk janë të kënaqur me vëmendjen që po marrin pas ankandit teksa Olga thotë se duhet të fikë telefonin prej telefonatave të shumta pas ankandit.

Ajo ankohej në rrjetet sociale se ishin vetëm një “familje e zakonshme që kërkonin një apartament, në mënyrë që fëmijët e tyre të jetonin në klimën e mrekullueshme të Krimesë”.

FOTO GALERI
4/5
Tuchkov largonte përgjegjësinë nga vetja duke thënë se të gjitha vendimet ishin marrë nga gruaja e tij Olga, shkruan rrjeti britanik TheSun.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA