Habit teologu: Halloween dikur ka qenë fe, njerëzit mendonin se shpirtrat vinin në tokë! Ja çfarë bënin për t’i larguar

31/10/2023 13:50

Teologu i njohur Miron Çako i ftuar në emisionin “Në shtëpinë tonë”, ka treguar se keltët e vjetër e konsideronin Halloween, si një ditë fetare që e lidhnin me botën e të vdekurve.

Sipas tij, njerëzit mendonin se në datën 31 tetor duke u gdhirë më 1 nëntor, cipa e ajrit ishte shumë e hollë, dhe shpirtrat që nuk kishin përfunduar as në parajsë dhe as në ferr, zbrisnin në tokë, dhe ata visheshin me kostume të ndryshme, për t’i trembur këto shpirtra.

Miron Çako: Keltët e vjetër e kishin ditë fetare që e lidhnin me botën e të vdekurve.

Alban Musa: Kjo është festë, nuk mund ta quajmë fe.

Miron Çako: Jo, jo, çfarë thoshin ata? Ata besonin se në datën 31 tetor duke u gdhirë data 1 nëntor cipa ajrore ishte shumë e hollë dhe bota e shpirtrave të cilët nuk ishin vendosur as në parajsë as në ferr futen dhe posedojnë njerëzit. Atëherë çfarë bënin këta? Transformoheshin në figuracionin e tyre, vinin ëmbëlsira, ndiznin zjarre, visheshin burrat si gra dhe gratë si burra që të mos vinin shpirtrat, për t’i larguar, pra kjo ishte fe. Me ardhjen e krishterimit kjo humbi, sepse krishterimi i tregoi se shpirtrat nuk qarkullojnë kështu, janë vendosur o në parajsë o në ferr dhe në ditën e Halloween, u vendos dita e gjithë shenjtorë-shpirtrash. Por kur vajtën këta irlandezët në Amerikë, u kthye prapë paganizmi dhe tani Halloween jo vetëm që është kthyer në rritje pagane, por në rritje stanike, sepse nuk po shëmtohej vetëm si shpirtrat e botës së vdekur, njerëzit visheshin si demon, si dragonj, si vampirët etj. Këto janë bota okulte, pra çfarë po bëjmë ne tani? Ne po festojmë me atë që është e errët, atë që është errësirë dhe botës së errësirës dhe po bëjmë një botë shumë të rrezikshme me veten tonë.

Top Channel