Tare e ka gati planin, një mbrojtës dhe dy lojtarë yje, çfarë do të bëjë Milani në janar përveç Fullkrug?
Pas një nate tjetër magjike të jetës së tij, Lionel Messi tashmë është kthyer në Florida.
Kampioni argjentinas, i cili dje mori Topin e Artë 2023 në Paris (i teti i karrierës së tij të pabesueshme), fluturoi menjëherë drejt Shteteve të Bashkuara për të rifilluar përgatitjet për sezonin e ardhshëm.
Ocho para nuestro ? ? pic.twitter.com/aHv2sIxgdN
— Inter Miami CF (@InterMiamiCF) October 31, 2023
Inter Miami, pa dyshim, e ka festuar suksesin e numrit 10, i cili u prit ngrohtësisht nga shokët e tij, stafi teknik dhe drejtuesit (kujtojmë që bashkëpronari David Beckham i dhuroi dje çmimin e lakmuar). Për të nderuar Messin, u krijua korridori i famshëm i futbollistëve dhe u bënë foto të shumta me një karton në formën e numrit 8, e gjitha në ar, me autografet e pjesëtarëve të skuadrës. Shumë buzëqeshje, shtrëngime duarsh dhe përqafime për futbollistin më të mirë në botë./ Super Sport
Top Channel