Stilistja 31 vjeçare që ra nga shkallët e sfilatës italiane padit kompaninë pasi ‘nuk vesh dot më taka të larta’ (fotot)

30/10/2023 15:36

Një dizenjatore mode që thotë se nuk mund të veshë dot më taka të larta pas një rrëzimi në shkallët e shtëpisë italiane të modës së Stella Mccartney’s, por padit për dëmshpërblim 100,000 euro.

31 vjeçarja Chloe Mickelborough, po punonte në xhirimet e një reklame në selinë e modës në Milano në 2018 kur u rrëzua dhe ra në fund të shkallëve duke thyer këmbën.

Modelja është gjithashtu e njohur në rrjetet sociale me emrin Miss Mickelborough dhe pasi theu thebrën gjatë rrëzimit tani thotë se ka dhimbje të vazhdueshme dhe nuk do të mund të veshë dot më taka të larta.

Ajo po padit për dëmshpërblim për aksidentin duke thënë se mud të veshë vetëm këpucë të rehatshme sportive, nuk mund të kërcejë dhe as të vrapojë.

Kompania e Mccartney konteston pretendimet e Miss Mickelborough duke thënë se ajo është “autorja e vetme” e rrëzimit të saj pasi zona ku po ngjitej nuk është pjesë e pasarelës.

Avokatja e dizenjatores tha: “Sipërfaqja ku ajo u rrëzua ishte e mbuluar me plastike të gërryera dhe me reliev të parregullt”.

Padia është pranuar dhe gjyqi do të nisë në Londër kundër dizenjatores Stella Mccartney e bija e këngëtarit të grupit Beatles, Paul dhe e gruas së tij të ndjerë Linda – e cila ka dyqane të shumta mode në Manhattan, Mayfair Londër, Paris e Rome, mes të tjerave.

Firma e saj njihet që përdoret nga emra të famshëm si Melania Trump, Beyoncé dhe gruaja e George Clooney, Amal Clooney, me një xhiro vjetore prej rreth 35 milionë dollarë.

Miss Mickelborough po punonte për përmbajtjet e rrjeteve sociale të kompanisë, kur pësoi plagosjen e saj në Via Vincenzo Forcella, Milano, në qershor 2018.

Sipas dokumenteve hapësira e xhirimit ishte e ndarë në dy pjesë nga një parmak, dhe ishte në dukje e sigurtë por Mickelborough pësoi frakturë në thembër e cila kërkoi një operacion dhe ka ende ‘simptoma të stresit post-traumatik’.

Ndërsa avokatja e Stella Mccartney, Nadia Whittaker tha se Mickelborough shkaktoi vetë plagosjen e saj duke u ngjitur në një pjesë të pasigurtë në një zonë të paautorizuar.

Një seancë paraprake është kryer për çështjen që do të gjykohet në një datë të mëvonshme.

FOTO GALERI
4/5

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA