Shkaku i vdekjes së Matthew Perry do të ndryshohet nga mjekësia ligjore pas zbulimit të telefonatave të emergjencës (fotot)

30/10/2023 16:23

Shkaku i vdekjes së aktorit të njohur amerikan Mathew Perry pritet të ndryshojë teksa mjekësia ligjore pret rezultatet finale të testeve të toksikologjisë.

Aktori që ka luajtur rolin e Chandler Bing në serialin Friends, u gjet i vdekur në vaskën e shtëpisë së tij në Los Angeles të shtunën vonë.

Perry rezultoi i mbytur por zyrtarët e emergjencës i thanë mediave se ishin thirrur në vendngjarje për një arrest kardiak.

Aktualisht shkaku i vdekjes së tij është shtyrë për publikim pasi nevojitet më shumë kohë për të hetuar, ndonëse nuk ka shenja të ndërhyrjeve kriminale.

Një zëdhënës i mjekësisë ligjore të Los Angeles tha për revistën People se rezultatet e toksikologjisë mund të kërkojnë disa javë për të ardhur.

Asistenti i Perry kishte bërë një telefonatë në panik në numrin e emergjencës 911 pasi aktori kishte pësuar arrest kardiak.

Oficerët thanë se njoftimi telefonik ishte bërë për mbytje të personit. Autoritetet thanë se kishin gjetur anti-depresantë dhe mjekime të tjera në shtëpinë e ngjarjes.

Mëngjesin e vdekjes aktori kishte luajtur tenis me mikeshën e tij Bush e cila shkruante se është e shokuar: “Ai përpiqej të lujtonte lodhjen e përhershme dhe nuk ndjehej mirë kësaj jave. Por luajtëm për një orë pastaj ai shkoi në shtëpi”.

Perry raportohej se ishte në humor të mirë teksa luante në klubin Riviera Country Clu.

Familjarët e tij thonin për revistën People: “Matthew solli shumë gëzim në këtë botë. Ju të gjithë ishit të shtrenjtë për të dhe ne vlerësojmë mbështetjen dhe dashurinë e treguar”.

Kolegët e Perry nga seriali Friends, Jennifer Aniston, Courteney Cox, David Schwimmer, Matt LeBlanc, e Lisa Kudrow thanë se janë “të shtangur nga vdekja e tij” thanë burimet për rrjetin Page Six.

FOTO GALERI
3/5
Perry rezultoi i mbytur por zyrtarët e emergjencës i thanë mediave se ishin thirrur në vendngjarje për një arrest kardiak.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA