Messi, Ronaldo, Platini… kush janë fituesit e mëdhenj të “Topit të Artë”?

30/10/2023 09:02

Më 6 shtator, revista “France Football” zbuloi të nominuarit për “Topin e Artë” 2023.

Ceremonia gala do të jetë mbrëmjen e sotme dhe në listën e të nominuarve mungojnë shumë lojtarë, që ishin kyç për ekipet e tyre dhe që gjithashtu bënë një sezon të shkëlqyer individual. Këta janë pesë mungesat e mëdha prej listës së të nominuarve për të fituar “Topin e Artë”: Cristiano Ronaldo. Portugezi është golashënuesi më i mirë në vitin 2023, madje duke kaluar edhe Erling Haaland.

Ai tani ka shënuar 43 gola dhe në moshën 38-vjeçare vazhdon në nivel të lartë. Është lajm që ai nuk është në mesin e të nominuarve, pasi po kalon një nga vitet e tij më të mira në nivel individual dhe vazhdon të jetë në formë të shkëlqyer edhe pse tashmë në kampoionatin arab.

Ndërkohë është viti i dytë radhazi që Neymar është lënë jashtë listës prej 30 të nominuarve. Braziliani ishte në acarim me PSG-në sezonin e kaluar dhe tani ai nuk do të luajë të paktën deri në qershor, pas dëmtimit të tij të ligamentit kryqëzues me Brazilin.

Tershtegen, portieri gjerman ishte kyç sezonin e kaluar në arritjen e titullit të La Ligës për FC Barcelona, ​​e cila nuk e kishte fituar që nga viti 2019. Ai pësoi vetëm 15 gola në 37 ndeshjet që luajti dhe me pritjet e tij shpëtoi skuadrën në më shumë se një rast.

Markus Rashford është kurioz që fenomeni anglez nuk është në listë, sepse ai ka pasur sezonin e tij më të mirë në planin personal. Në 56 ndeshjet që luajti, ai shënoi 30 gola dhe nëntë asistime, shifra të barabarta me një yll botëror si ai.

Porieri Tibau Courtois edhe pse me Real Madridin fitoi vetëm Kupën e Mbretit dhe Superkupën e Evropës, belgu është gjithmonë sinonim i sigurimit në portën e bardhë dhe vazhdoi të ishte i tillë edhe sezonin e kaluar. Ai mungon në listën e të dy klubeve pas këputjes së ligamentit në stërvitje.

Top Channel