22/12 17:08
Në Paris po zhvillohet Ceremonia e Topit të Artë teksa kanë nisur të ndahen edhe çmimet e para. Jude Bellingham fitoi “Kopa Trophy”, një trofe që i jepet talentit më të mirë nën moshën 21-vjeçare.
20-vjeçari i Real Madrid bëhet futbollisti i parë britanik që e fiton këtë titull teksa lë pas në këtë garë Jamal Musiala.
Lojtari i Bayern Munich ishte edhe konkurrenti më i fortë për Bellingham teksa në këtë garë ishin edhe talentët e Barcelonës, Alejandro Balde, Gavi dhe Pedri apo edhe Rasmus Hojlund.
Top Channel