Goditet trajneri Lyon, huliganët godasin me gurë autobusin dhe plagosin trajnerin

30/10/2023 12:00

Ndeshja e Ligue 1 mes Olympique Marseille të Gattusos dhe Lyon të Grosso është shtyrë.

Jashtë stadiumit Velodrome mbrëmjen e djeshme, autobusi i ekipit vizitor u ngadalësua disa herë përpara se të bëhej objekt i një sulmi me gurë nga ultrasit vendas. Pjesa e djathtë e mjetit ka pësuar dëmtime më të mëdha me disa xhama të thyer, trajneri i Olympique Lyon Fabio Grosso u godit dhe u largua nga autobusi i gjakosur.

Një problem me sytë ka edhe zëvendësi i tij Longo. Drejtori i stadiumit Velodrome njoftoi për 60 mijë shikuesit e pranishëm në ndeshje se ndeshja ishte shtyrë për një datë të mëvonshme pas incidenteve jashtë stadiumit.

Top Channel