“Bellingham shënon 25 gola, por unë pres edhe nga të tjerët”, Ancelotti: Na ka lënë pa fjalë

30/10/2023 10:23

Jude Bellingham vendosi El Clasicon e parë teksa me dygolëshin e tij i dhuroi triumfin Real Madrid dhe përmbysi avantazhin fillestar të Barcelonës.

Edhe pse në rolin e mesfushorit, mes kampionatit dhe Champions League, britaniku shënoi golin e 13 në 13 ndeshje të këtij sezoni me “Los Blancos”.

Trajneri Carlo Ancelotti theksoi se 20-vjeçari i ka befasuar të gjithë në kryeqytet ndërsa shtoi se Bellingham mund të shënojë edhe 25 gola në sezon.

“Bellingham mund të shënojë pa problem fare shumë gola, edhe 20 apo 25. Por, ne te Reali presim më shumë edhe nga të tjerët, sidomos nga sulmuesit. Jemi të surprizuar nga Bellingham, më la pa fjalë në golin e parë që i shënoi Barcelonës.

Përse nuk festoi? Po, ai duket sikur është një veteran. Na ndihmoi shumë në ndeshje dhe pasi barazoi rezultatin patëm shtysën e duhur për të fituar ndeshjen ndaj Barcelonës”, u shpreh Ancelotti./ SuperSport

Top Channel