“Abi nuk ka pasur prokurë me të gjithë pronarët e klubit Partizani”/ Malltezi në “Top Story”: Vetëm të familjarëve

30/10/2023 23:08

Argita Malltezi në një rrëfim ekskluziv për “Top Story” sqaroi se Jamarbër Malltezi ka pasur gjithmonë vetëm prokurat e familjarëve të tij.

Bashkëshortja e Malltezit deklaroi se dega e familjes Begeja ka pasur përfaqësues të ndryshëm, me prokurë.

Sipas saj Jamarbër Malltezi nuk ka pasur prokurë me të gjithë pronarët e klubit “Partizani”.

“Vetëm dega e familjes Begeja që i përkiste të afërmve të Abit, kishte disa prokura. Çdo familje tjetër pronare ka pasur përfaqësuesit e tyre me prokurë dhe të gjitha këto janë në dosje. Abi nuk ka pasur prokurë me gjithë pronarët e klubit Partizani, ka pasur me njerëzit e fisit të tij. Është gjëja më normale.

Këtë prokurë e ka pasur pjesore në një moment të caktuar. I besuan një pjesë e degës së njerëzve të tij, dega tjetër nuk ia dha. Më vonë mori më shumë nga familja vet. Gjithmonë ka patur prokurë të fisit të vet”, tha Argita Malltezi.

Top Channel