10/10 18:52
Athletic Bilbao-Valencia ndahen në paqe, ndërsa e mbyllën me barazimin 2-2 takimin e javës së 11-të të La Liga.
Kjo sfidë ishte shumë e luftuar, me vendasit që zhbllokuan takimin në minutën e 32’ me de Marcos dhe bënë që fraksioni hapës të përfundonte me rezultatin 1-0.
Miqtë u kundërpërgjigjën në pjesën e dytë, me Perez që barazoi në minutën e 62’, ndërsa vetëm gjashtë minuta më pas Duro kaloi Valencian në avantazh.
Megjithatë Bilbao nuk u dorëzua dhe në minutën e 90+7’ Berenguer barazoi për ekipin e tij, duke marrë vetëm një pikë në shtëpi “Estadio San Mames”.
Pas javës së 11-të Athletic Bilbao renditet në vend të gjashtë me 18-të pikë, teksa Valencia renditet në vend të nëntë me 15-të pikë./SuperSport
Top Channel