Hyrja e trupave Izraelite nga toka në Gaza e kanë intensifikuar luftën në Lindjen e Mesme.
Hamasi tha të dielën se luftëtarët e tij ishin të përfshirë në “luftime të rënda” në Gaza, ku Izraeli ka përshkallëzuar operacionet tokësore, ndërsa Organizata e Kombeve të Bashkuara e cilësoi dëshpëruese gjendjen e civilëve palestinezë që shpërthyer depot me ushqime, pas 3 javësh rrethimi dhe bombardimesh dhe paralajmëroi se “Rendi publik ka filluar të shembet në Gaza”
Këshilltarët e Sigurisë në Shtetet e Bashkuara thonë se rreziku i përhapjes së konfliktit është i lartë, në një kohë që edhe Siria ka lëshuar një raketë drejt Izraelit.
Sakaq ushtria izraelite vijon luftimet edhe në Bregun perëndimor, ku raportohet për të paktën 5 viktima mes civilëve palestinezë.
Franca dënoi “dhunën e papranueshme” të ushtruar nga kolonët izraelitë kundër palestinezëve në Bregun Perëndimor të pushtuar.
Ministria e shëndetësisë në Gaza thotë se bombardimet izraelite kanë vrarë më shumë se 8,000 njerëz, kryesisht civilë dhe gjysma e tyre fëmijë që nga nisja e konfliktit më 7 tetor.
Paniku dhe frika janë rritur brenda territorit palestinez, ku OKB-ja thotë se më shumë se gjysma e 2.4 milionë banorëve të saj janë zhvendosur dhe mijëra ndërtesa janë shkatërruar.
Top Channel