Gjendja shëndetësore e minatorëve të Trepçës në Kosovë po përkeqësohet.
Sipas mediave në Kosovë, greva ka hyrë në ditën e gjashtë.
“Gjendja shëndetësore është shumë e rëndë, sot kanë kërkuar ndihmë mjekësore gjithsej të 9 minatorë, 4 prej tyre janë në gjendje të rëndë shëndetësore”, deklaroi Kryetari i Sindikatës së Minatorëve, Ibrahim Jonuzi.
Ai ka theksuar se pavarësisht kësaj gjendjeje, greva është duke vazhduar dhe do të vazhdojë deri në realizimin e kërkesave të minatorëve.
Minatorët po kërkojnë realizimin e pagës mujore me kohë, sigurimin e kushteve të punës si dhe shkarkimin e grupit të menaxhimit.
Ndërkohë Punëtorët e Bashkuar të Minierave të Amerikës i shkruan letër kryeministri Albin Kurtit për grevën e minatorëve të Trepçës , ku kërkojnë zgjidhje sa më të shpejtë
“Për 133 vitet e fundit ne kemi mbrojtur të drejtat e minatorëve në Shtetet e Bashkuara dhe Kanada dhe kemi qëndruar gjithmonë në solidaritet me vëllezërit dhe sindikatat simotrat tona anembanë globit. Me krenari përkrahim 710 vëllezërit dhe motrat tona kosovare të Minatorëve të Sindikatës së Pavarur të TREPÇES-it të cilët janë në grevë urie në TREPÇË KOSOVË që nga 24 tetori 2023”, thuhet në letër.
Top Channel