Në episodin e radhës të “Punë pa teka”, Kristi Gongo punoi në Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës.
Nga pyetjet më të shpeshta, kontrolli i bagazheve, kontrolli i pasagjerëve, operimi në pistë e deri te fluturimet. Kristi na zbulon sekretet e aeroportit.
Për herë të parë pa një biletë udhëtimi, Kristi kaloi perimetrin e sigurisë me uniformën e aeroportit Nënë Tereza. Ditën e nisi me një ndalesë te informacioni, ku Fabjola i tregoi se mosha e tretë ka më tepër nevojë për orientim.
Më pas, puna vazhdoi në sektorin e check-in, ku Kristi kontrolloi dokumentet e pasagjerëve, biletat dhe u morr me imbarkimin e bagazheve, që jo pak herë ishin mbipeshë…
Puna në sektorin e kontrollit fizik ishte edhe më e sikletshme për Kristin. Prekja e trupit në një metodë të përcaktuar ishte pak e vështirë, por sfidat duket se kanë lindur për Kristin.
Gjatë monitorimit, skanerat zbuluan edhe rastin e një vajze e cila në çantë kishte harruar një biçak. Kristi i shpjegoi që ky artikull është i ndaluar e cenon sigurinë e pasagjerëve gjatë fluturimit, ndaj mjeti ju sekuestrua.
Me këtë shembull, Kristi na tregoi se aeroporti të jep mundësinë që me artikuj specifik t’i marrësh mbrapsht kur kthehesh nga udhëtimi, me kodin e boarding pass.
Top Channel