Lorik Cana, i ftuar në Më Lër të Flas, tregoi se kush do të fitonte nëse kombëtarja e tij me kombëtaren e sotme do të luanin së bashku.
“Klube janë klube, Kombëtarja është diçka e veçantë. Jo vetëm ne që kemi qenë aty brenda por edhe çfarë sjell për njerëzit edhe veçanërisht për vendin tonë, ka shumë pak elementë në shoqërinë tonë, atë që ka arrit futbolli dhe Kombëtarja në këtë rast”, tha Cana.
“Ne jemi nostalgjik se na kujton atë kohën e suksesit, por kemi filluar diçka dhe kur vazhdon një lloj suksesi unë besoj që meritën tonë e bën edhe më të madhe duke e trashëguar tek gjenerata tjetër. Sigurisht na mungon, fusha na mungon shumë, sidomos dy vitet e para, pastaj fillon e mësohesh. Por atë adrenalinën që e ke para lojës dhe gjatë lojës, është një lloj ndjenje në bark, si ato fluturat, një adrenalinë që nuk e kam gjetur në asnjë pjesë të jetës”, është shprehur ish-kapiteni i Kombëtares shqiptare.
Nëse do luante kombëtarja jote me kombëtaren e sotme kush do të fitonte?
Lorik Cana: Kombëtarja ime. 1-0 për ne.
Top Channel