01/11 22:50
Përfundon pa fitues derbi Tirana-Dinamo City.
Dy skuadrat kryeqytetase, e mbyllën në barazim 1-1 takimin e luajtur në “Selman Stërmasi”.
Të parët kaluan në avantazh bardheblutë. Ishte minuta e 40’ kur i përhershmi Florian Hasani i dha kryesimin Tiranës me golin e gjashtë personal në Superiore.
Blutë reaguan dhe rikthyen baraspeshën në minutën e 52’. Braziliani Denisson Silva barazoi falë një goditjeje potente nga brenda zonës.
Dinamo City mbeti me dhjetë lojtarë në minutën e 74’. Pas daljes me të kuq të senegalezit Bakary Goudiaby.
Edhe pse Tirana tentoi fitoren deri në fund, Dinamo City rezistoi dhe siguroi një pikë tepër të rëndësishme në ndeshjen e rikthimit në stol të Dritan Mehmetit./ SuperSport
Top Channel