Jude Bellingham shënon dy gola në El Clasicon e tij të parë, duke përmbysur Barcelonën dhe duke i dhuruar Realit të Madridit fitoren 1-2.
Katalanasit luajtën më mirë për rreth një orë lojë, por “Los Blancos” reaguan dhe fituan falë dygolëshit të anglezit.
Ilkay Gundogan kaloi skuadrën e Xavit në avantazh në minutën e gjashtë, teksa shtylla u mohoi golin Fermin Lopez dhe mbrojtësit Inigo Martinez.
Ndërkohë, skuadra e Carlo Ancelottit barazoi në mesin e pjesës së dytë (68’) me Bellingham, i cili shënoi në El Clasicon e tij të parë. Eurogol i 20-vjeçarit, i cili në minutat shtesë realizoi edhe të dytin. Duke shtangur lojtarët dhe tifozët kundërshtarë.
Bellingham vijon të kryesojë renditjen e golashënuesve në kampionatin spanjoll me 10 realizime. La Liga kryesohet nga Reali dhe Girona me nga 28 pikë pas javës së 11-të, katër mbi Barcelonën kampione në fuqi.
BARCELONA-REAL MADRID 1-2 (Gundogan 6′ / Bellingham 68′, 90+2′)
Kronika e ndeshjes:
90+2′ Gooooooooooool! Sërish Bellingham, i cili përmbys Barcelonën dhe i dhuron Realit tri pikë fantastike.
68′ Gooooooooooool! “Predhë” e Jude Bellingham. Vijon momenti magjik i anglezit, i cili shënon në El Clasicon e tij të parë.
59′ Joao Cancelo “shpërthen” në krahun e djathtë, shmang francezin Camavinga, por gjuajtja e portugezit është për t’u harruar.
51′ Tjetër shtyllë e Barcelonës. Goditja me kokë e Martinez ndalet në shtyllë, provon edhe Araujo, ndërhyn Kepa me një pritje me dorën e majtë.
38′ Kroos gjen bukur Dani Carvajal. Anësori i djathtë gjuan, topi godet rrjetën e jashtme të portës katalanase.
16′ Presing lart i Barcelonës. Gavi i “rrëmben” topin gjermanit Kroos dhe pason për Fermin Lopez. Gjuan 20-vjeçari, shtylla shpëton Realin nga pësimi i golit të dytë.
6′ Goooooooooool! Barcelona në avantazh. Gabon mbrojtja e Realit, Gundogan përfiton dhe ndez festën katalanase në stadium.
Fillon ndeshja Barcelona-Real Madrid.
Publikohen formacionet e El Clasicos. Barcelona pret Realin e Madridit në “Estadio Olimpico”, për llogari të javës së 11-të në La Liga. Trajnerët Xavi dhe Carlo Ancelotti kanë zgjedhur “luftëtarët” e përballjes së zjarrtë mes dy skuadrave historike.
Polaku Lewandowski, i cili pësoi një dëmtim në gju më 5 tetor, do e fillojë takimin nga pankina për kampionët në fuqi të Spanjës. Nga ana tjetër, goleadori Jude Bellingham do të luajë El Clasicon e parë në karrierë, me shpreson për të shënuar e festuar edhe ndaj Barçës.
Italiani Ancelotti ka zgjedhur francezin Mendy në krah të majtë, me Camavingan që ulet në stol. Aty ku qëndron edhe Luka Modric, ndërkohë që treshja e mesfushës së Realit formohet nga Kross, Valverde dhe Tchouameni./ Supersport
FORMACIONET ZYRTARE
Top Channel