19 milionë stërlina kolltuku, si i shkatërroi David Beckham, Shakirën dhe Justin Bieber në “garën” e fitimeve…
Lionel Messi është vlerësuar si lojtari më i mirë i Kupës së Botës 2026 nga Federata Ndërkombëtare e Historisë dhe Statistikave të Futbollit (IFFHS).
Vendimi vjen pas një Botërori ku Argjentina u ndal në finalen ndaj Spanjës, ndërsa çmimin zyrtar të “Lojtarit më të mirë të turneut” e fitoi Rodri. Megjithatë, sipas analizës së IFFHS, kapiteni argjentinas ishte futbollisti me performancën më të lartë në bazë të të dhënave.
Sipas organizatës, vlerësimi është bërë përmes Indeksit të Performancës së Përgjithshme të IFFHS, një metodologji që merr në konsideratë paraqitjet në ndeshje, golat, asistet dhe ndikimin e lojtarëve në fazat eliminatore.
Messi e mbylli turneun me 8 gola në 8 ndeshje dhe 4 asistime, duke regjistruar një mesatare vlerësimi prej 8.33 pikësh për ndeshje. “Ky nuk është rezultat i një momenti të vetëm shkëlqimi, por i një niveli të qëndrueshëm gjatë gjithë turneut, nga faza e grupeve deri në ndeshjet më vendimtare”, argumenton IFFHS.
Federata thekson veçanërisht ndikimin e Messit në fazën me eliminim direkt, ku sipas saj, kapiteni i Argjentinës tregoi aftësinë për të ngritur nivelin në momentet më të mëdha të kompeticionit.
“Indeksi ynë i jep rëndësi të veçantë performancës në fazat eliminatore, sepse aty matet madhështia e një lojtari në Kupën e Botës. Kontributet e Messit ishin thelbësore për rrugëtimin e Argjentinës”, thuhet në deklaratën e IFFHS.
Kështu, pavarësisht humbjes në finalen kundër Spanjës, Messi merr një tjetër njohje individuale në një Botëror ku la gjurmë me statistika historike.
Top Channel