Shifra që i la të gjithë pa fjalë: 63 milionë amerikanë u “gozhduan” për finalen e Botërorit!
Disa snajperë u panë të pozicionuar në çatinë e stadiumit MetLife gjatë finales së Kupës së Botës, duke tërhequr menjëherë vëmendjen e tifozëve dhe përdoruesve të rrjeteve sociale.
Prania e tyre shkaktoi shumë komente dhe teori në internet, por masa të tilla konsiderohen pjesë e protokolleve të sigurisë për evente të nivelit shumë të lartë. Në finale ishin të pranishëm dhjetëra mijëra spektatorë, personalitete të njohura dhe figura të larta shtetërore, ndaj autoritetet zbatojnë masa të jashtëzakonshme për garantimin e sigurisë.
Pamjet e snajperëve mbi stadium u bënë virale, duke rikthyer në vëmendje nivelin ekstrem të mbrojtjes që shoqëron ngjarjet më të mëdha sportive në botë.
⚠️🇺🇸 Algunos de los FRANCOTIRADORES ubicados en el techo del MetLife Stadium para la Final del Mundo. pic.twitter.com/Ep2ZNE4OfF
— Ataque Futbolero (@AtaqueFutbolero) July 22, 2026
Top Channel