’50 Cent’ rihap ‘sherrin’ me Madonna duke iu bashkuar tallësve që e krahasonin me ‘buburrecin’ (fotot)

28/10/2023 21:46

Kengetari amerikan ’50 Cent’ ka përdorur sërish influencën e tij në rrjetet sociale për të lënë në hije Madonna-n.

Reperi 48-vjeçar — pasi tallej kësaj jave me presidentin President Joe Biden — vijoi të vërë në lojë këngëtaren 65-vjeçare për performancat e saj në turneun Celebration Tour.

Ai postoi një imazh të Madonna në skenë me kostumin në ngjyrë metali, duke vendosur ngjitur me të imazhin e një milingone.

Ndërsa duke iu referuar formës së të pasmeve të saj, ai shkruante për 30 milionë ndjekësit e tij: “Çfarë dreqin është kjo? Me gjithë ato para dhe nuk e ka rregulluar akoma?”

Ai shtonte më tej: “Unë dua tani emrin e këtij doktorit”, ndërsa më tej vendoste simbole të qeshurash.

Megjithëse 50 cent kishte mbështetje të gjerë për komentin, mbështetës të Madonna i dolën asaj në mbrojtje. Një prej tyre shkruante: “Kjo nuk është fare për të qeshur, ajo është një legjendë!’

Ndërsa një tjetër me emrin @emilytressa shtonte: “Mos e bullizo mbretreshën e pop-it, ajo është në një turne botëror, respektojë këtë gruan”.

Por kishte të tjerë që shikonin anën ironike të debatit: “Ajo ka para sa të duash, ndoshta ashtu i ka dashur vetë të pasmet”.

Ndërsa një tjetër mbështeste versionin e insektit: “Ajo po jeton jetën e një buburreci të gabuar”.

Një nga mbështetësit e 50 Cent shtonte pa shumë etiketë: “Mban veshur bebelina”.

Ndërsa në një tjetër postim, këngëtari i hitit ‘In Da Club’ vendosi një tjetër foto qesharake të Madonna duke performuar në skenën e sallës O2 Arena në Londër.

Por ky nuk është debati i vetëm i Curtis me Madonna.

Në fund të vitit të shkuar ai vinte në lojë këngën e saj duke shpërndarë një video ku ajo dukej qartë që vetëm lëvizte buzët.

Ndërsa më herët 50 Cent ripostonte një seri fotosh të këngëtares me veshje erotike, duke vënë në lojë moshën e saj dhe natyrën e postimeve që bënte.

Ai shkruante: “Kjo është gallatë s***!’ Kjo këtu është Madonna nën krevat, duke luajtur ‘virgjëreshën’ në moshën 63 vjeçare. Shiko çfarë detyrohet të bëjë LMFAO.”

Ai shoqëronte postimin me një imazh të Madonna e veshur si “Shtriga e djallëzuar” nga filmi  ‘The Wizard of Oz’.

Më herët në dhjetor 2021, Madonna kishte rikthyer kritikat ndaj Jackson pas talljeve të tij, duke postuar një foto te vjetër ku ata shiheshin duke u përqafuar me të në skenë.

Madonna shkruante: “Ky është 50 Cent duke bërë gjoja sikur është miku im. Tani ka vendosur të flasë njollosje për mua”, shkruante ajo.

Madona shtonte: “Tashmë karriera e tij e re është tërheqja e vëmendjes duke sharë të tjerët në rrjetet sociale”.

“Ti je xheloz për pamjen time dhe nuk do të jesh kurrë kështu në moshën time”.

Jackson dukej sikur kërkonte ndjesë në një prej postimeve, duke shkruar: “E paskam lënduar Madonna aq sa shkoi gërrmoi një foto nga MTV në 2003.’ Më fal se nuk desha të të lëndoj, nuk fitoj gjë nga kjo!”

FOTO GALERI
2/7
Ndërsa duke iu referuar formës së të pasmeve të saj, ai shkruante për 30 milionë ndjekësit e tij: “Çfarë dreqin është kjo? Me gjithë ato para dhe nuk e ka rregulluar akoma?”

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA