Kapshticë/ Sekuestrohen 30.000 dollarë kanadezë të padeklaruara. Procedohet penalisht 54 vjeçarja

26/10/2023 15:33

Gjatë kontrollit të ushtruar, nga Policia e Kufitare në Kapshticë, një 54-vjeçareje iu gjetën në çantën e dorës 30 000 dollarë kanadezë të padeklaruara. Shuma e monetare u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Shtetasja S. Th., 54 vjeçe, banuese në Kanada, po udhëtonte në një autobus linje, kur policia ka ushtruar kontroll të imtësishëm të pasagjerëve dhe ka konstatuar shumë e padeklaruar në çantën e shtetases S.Th.

Veprimet e mëtejshme procedurale u kryen nga specialistët për Hetimin e Krimeve të DVKM Korçë, të cilët referuan materialet në Prokurori, për veprën penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe sendeve me vlerë”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA