Mbyllet kapitulli i Di Biagios me një fazë, 6 humbje 2 fitore 1 barazim.
Dinamo e rikthyer me shumë bujë e zhrumë në Superiore, nga projekti i bashkëpunimit me Manchetser Cityn tek trajneri Luigi Di Biagio.
Ish-trajneri i Kombëtares së italisë dhe ish-lojtar i njohur i futbollit italian, sot ndodhet në situatën e largimit pas 9 ndeshjesh me një bilanc 6 humbje 2 fitore dhe 1 barazim.
Në krye të bluve u rikthye Dritan Mehmeti.
“E kisha të thjeshtë vendimin, sepse jam djalë i shtëpisë te Dinamo. Kemi marrë përgjegjësinë për ta ndryshuar situatën, mentalitetin e skuadrës. Të gjithë bashkë do të bëjmë gjithçka për të mirën e Dinamos. Falënderoj presidentin Adrian Bardhi dhe klubin për besimin që më kanë dhënë. Presidenti jep gjithçka për ekipin, ai dhe tifozët janë pjesa më e pafajshme në këtë situatë. Koha besoj do të na japë të drejtë. Tani është koha të punojmë”- tha Dritan Mehmeti, trajner i Dinamos.
Sëbashku me të është prezantuar edhe stafi i ri teknik i Dinamo City ku bëjnë pjesë Fatjon Tafaj si ndihmës trajner, Ilir Bozhiqi si përgatitës portierësh dhe Korrado Sakone si përgatitës atletik.
Debutimi i stafit të ri do të jetë menjëherë në një sfidët të madhe, me ndeshjen derbi me Tiranën.
Top Channel