Goditi me karrige mësuesen, bie në pranga 16-vjeçari, akuzohet për “plagosje të rëndë me dashje”

25/10/2023 14:10

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Lezhë, ku një nxënës ka goditur me karrige një mësuese në gjimnazin e qytetit “Hydajet Lezha”.

Incidenti ka ndodhur në ambientet e brendshme të klasës gjatë orës së mësimit. Pre e sulmit nga nxënesi i saj ra Majlinda Palushi e cila prej vitesh jep lëndën e matematikës në këtë gjimnaz.

Sipas nxënësve ka pasur një debat mes 16 vjeçarit dhe mësueses së matematikës, ku sipas tyre, në debat e sipër i ka përmendur të atin i cili ka ndërruar jetë disa vite më parë.

Kjo e ka acaruar adoleshentin duke ndërmarrë veprimin ekstrem duke e goditur me karrige. Kanë qenë shokët e klasës të cilët menjëherë kanë ndërhyrë dhe kanë njoftuar mësuesen kujdestare.

Menjëherë mësuesja është dërguar në spitalin e Lezhës ku ka marrë dhe mjekimin e nevojshëm, ndërkaq 16 vjeçari është shoqëruar në ambientet e komisariatit për të sqaruar situatën e ndodhur gjatë orës së mësimit.

Mësimi u bojkotua për 45 minuta nga të gjithë mësuesit në shenj proteste për kolegen e tyre, dhe më pas të gjithë nxënësit janë marrë nga shkolla nga vete prindërit për shkak të ngjarjes së ndodhur.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA