Arnold Schwarzenegger thotë se do të ishte një ‘president i shkëlqyeshëm’ dhe se Shtëpia e Bardhë ka nevojë për ‘gjak të ri’ (fotot)

25/10/2023 16:51

Ish-aktori i njohur i aksionit Arnold Schwarzenegger është përfshirë së fundmi në debatet e zgjedhjeve të reja në SHBA duke thënë se ai mund të ishte një president i shkëlqyeshëm i vendit, edhe pse nuk mund të kandidojë ligjërisht për postin pasi nuk është i lindur në SHBA por në Austri.

Schwarzenegger i cili ka qenë guvernator i Kalifornisë dhe dikur i martuar në familjen e vjetër politike Kennedy, bëri komentet pasi tha se nuk është i impresionuar fare nga kandidatët aktualë për garën e vitit 2024.

Ish-aktori i Hollywood tha në një diskutim me rrjetin BBC, se megjithëse Amerika i ka dhënë shumë gjëra, është e çuditshme që nuk e lejon të kandidojë për Shtëpinë e bardhë.

Karriera e aktorit të filmit Terminator ka zgjatur disa dekada që prej sportit deri më pas te aktrimi dhe rrjedhimisht te politika.

Por Schwarzenegger, nga fshati Thal në Austri ku ka jetuar deri kur ishte 19 vjeç, prej origjinës së tij tashmë nuk kandidon dot për president.

Kjo duket se i ka mbetur peng personazhit ambicioz teksa tha hapur: “Në fakt mendoj se unë do të isha presidenti më i mirë”.

Më pas shtoi: “Por në të njëjtën kohë mendoj se kam arritur shumë pasi Amerika më ka dhënë shumë mundësi dhe më ka pritur me krahë hapur. Asnjë nuk më ndaloi për suksesin tim prandaj nuk do të ankohem se nuk më lejojnë të kandidoj për president”.

I pyetur per garën e mundshme presidenciale mes Joe Biden e Donald Trump, Arnie tha se ishte i zhgënjyer nga të dy dhe shtonte se shpresonte që Amerika të gjejë “gjak të ri”.

Ai tha: “Më duket pak e çuditshme që ka një betejë mes një 70 vjeçari e një 80 vjeçari, ndoshta më mirë t’i jepej shansi dikujt më të ri”.

FOTO GALERI
2/5
Ish-aktori i Hollywood tha në një diskutim me rrjetin BBC, se megjithëse Amerika i ka dhënë shumë gjëra, është e çuditshme që nuk e lejon të kandidojë për Shtëpinë e bardhë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA