
Rreth 1.4 milionë nga 2.2 milionë banorët e Rripit të Gazës janë zhvendosur tashmë brenda vendit, në zonat e përcaktuara nga Organizata e Kombeve të Bashkuara.
Përshkallëzimi i shpejtë i sulmeve detyroi të bëhej thirrje nga ushtria izraelite për evakuimin e mijëra banorëve që ndodheshin në Rripin e Gazës. Kryesisht që pas 13 tetorit miliona palestinezë janë detyruar të largohen nga vendi i tyre në përpjekje për t’i shpëtuar sulmeve.
OKB-ja raporton se pa furnizimet me karburant që hyjnë në Gaza, operacioni i saj humanitar do të pushojë deri në fund të ditës së nesërme.
Aktualisht ka rreth 590 mijë njerëz të strehuar në 150 objekte të përcaktuara si strehimore emergjente, shumica e të cilave janë ndërtesa shkollore të operuara nga OKB-ja.
Paralajmërimet janë lëshuar për mbipopullimin, pasi OKB thotë se kjo është më shumë se dyfishi i kapacitetit të objekteve emergjente.
Top Channel