Misteri i gurit ‘magjik’ Kummakivi që qëndron në ekuilibër prej shekujsh në Finlandë (fotot)

24/10/2023 17:17

Një nga gurët më të pashpjegueshëm në botë, Kummakivi (‘Guri i çuditshëm në gjuhën finalndeze) është një mrekulli e pashpjeguar në parkun e Ruokolahti, në jug të Karelia, Finlandë. Ai përbëhet nga dy shkëmbinj të mëdhenj, një prej të ciëlve qëndron në ekuilibër të përkryer mbi tjetrin, dhe megjithë pamjen e rrezikshme nuk është rrokullisur kurrë prej tjetrit.

Banorët e lashtë të vendit nuk kanë arritur ta zhvendosin dhe kjo ka bërë te besohet se ka në lojë ‘forca supernaturale’.

Në folklorin finlandez pozicioni i shkëmbit i atribuohet gjigantëve apo krijesave të panjohura që jetojnë në male dhe lëshojnë urë të tillë në konfliktet mes tyre.

Por gjeologët modernë tentojnë të japin një shpjegim shkencor: Ata thonë se guri është transportuar nga akullnajat rreth 8,000 vjet më parë, dhe jo nga gjigantët. Kështu që vendosja misterioze e Gurit në Ekuilibër Kummakivi është sipas tyre fenomen natyror.

Por cilado që të jetë arsyeja, Kummakivi është një fenomen i rrallë natyror. Megjithse dikur besohej se ishte krijuar nga gjigantët mitologjikë, tani ekziston një shpjegim shkencor nga ekspertët.

Ai ndodhet në rajonin jugor të Savonia në Finlandë

FOTO GALERI
4/4

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA