Nëpërmjet një akti normativ buxheti i shtetit ka shpërndarë 46 miliardë lekë.
Pjesa më e madhe ka shkuar për rindërtimin me 12 miliardë lekë shtesë.
Gjithashtu 1.8 miliardë lekë për fermerët, ndërsa 8 miliardë lekë do të shkojnë për projektet rrugore në ministrinë e Infrastrukturës.
Nga ndryshimet buxhetore, ministrisë së Shëndetësisë i janë ulur me 3 miliardë lekë fondet për shërbimin parësor dhe dytësor.
Ndërkohë buxhetit i janë shtuar 2 miliardë lekë për Fondin Shqiptar të Zhvillimit. Shpenzimet për shërbimet qeveritare janë shtuar me 400 milionë lekë më shumë.
Ndërkohë 1 miliardë lekë shkojnë për indeksimin e pensioneve. Qeveria ka menduar të lërë para edhe për fondi rezerve që rritet me 1.7 miliardë lekë
Shpenzimet për interesa të brendshme të borxhit publik janë rritur me 4 miliardë lekë. Qeveria ka vendosur fond shtesë edhe për pagesat ndaj ish-të përndjekurve.
Të ardhurat totale të buxhetit janë shtuar me 7.5 miliardë lekë, por këto nuk sollën rritjen e shpenzimeve, ndërsa qeveria ka vendosur të mbajë të pandryshuar deficitin dhe të ulë borxhin publik.
Top Channel