Rreth njëzet minuta në fushë në ndeshjen e Premier League kundër Crystal Palace (ndoshta e fundit para skualifikimit të gjatë) konfirmoi mbështetjen që i jep klubi i Newcastle dhe trajneri Eddie Howe.

Më pas erdhi mbështetja dhe dashuria e tifozëve me ovacione në momentin e aktivizimit. Tani për Sandro Tonalin fillon pjesa më e keqe e historisë, e lidhur me çështjen e basteve dhe skualifikimin e pashmangshëm.

Avokatët e tij do të jenë në Romë të hënën për të takuar prokurorin federal, Giuseppe Chiné, me qëllim që të arrihet një marrëveshje për pranimin e fajësisë përpara ndeshjes së të mërkurës në Ligën e Kampionëve kundër Borussias së Dortmundit.

Për të përfunduar procesin e marrëveshjes për pranimin e fajësisë, duhet të merret “OK” nga Prokurori i Përgjithshëm për Sportin në CONI dhe një komunikim zyrtar nga prokurori Chiné në UEFA për zbatimin e sanksionit edhe në Angli.

Tonali rrezikon pezullimin të paktën për një vit, por avokatët e tij shpresojnë që masa të jetë më e butë, ndoshta pesë muaj. Rregullorja e Federatës Angleze të Futbollit parashikon më pas që gjatë skualifikimit të ketë pezullim të pagës (8 milionë euro në sezon), ndryshe nga Nicolò Fagioli, të cilin Juventusi do të vazhdojë ta paguajë. /Supersport

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA