Në 8-mujtorin e parë të vitit 2023 sipas të dhënave të Institutit të Statistikave u regjistruan gjithsej 4.6 milionë dalje të shtetasve shqiptarë jashtë kufijve të vendit.

Numri i daljeve u rrit me 18.9% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Kjo rritje e turizmit të shqiptarëve jashtë vendit po kontribuon edhe këtë vit në rritjen e të ardhurave për kompanitë e sigurimeve. Të dhënat e Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare (AMF) tregojnë se për tetë muajt e këtij viti, shqiptarët kanë shpenzuar 1.23 miliardë lekë për të siguruar mjetet e tyre për udhëtime jashtë vendit me produktin e detyrueshëm të Kartonit Jeshil. Krahasuar me 8-mujorin e vitit të kaluar, primet e shkruara bruto për këtë produkt janë rritur me 3.3%.

Rritja e fortë e turizmit hyrës dhe dalës gjatë këtij viti është një ndër faktorët kryesorë që po mbështet rritjen e tregut të sigurimeve në vend. Sipas të dhënave të AMF-së, për 8-mujorin 2023 primet e shkruara bruto u rritën me 10.4% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Top Channel