Curri tregon “lojën” e Gjykatës: Do t’i shpëtojë me procedurë, s’ja marrin dot pasaportën

23/10/2023 21:46

Analisti Arian Curri, dha një opinion tjetër mbi akuzat e SPAK dhe Gjykatës së Posaçme për ish-kryeministrin Sali Berisha.

“SPAK dhe Gjykata e Posaçme e kanë bërë me qëllim të gjithë gjënë. Ata nuk janë aq naivë sa mos e dinë Kushtetutën me ligjet apo nenet. Ata e bëjnë këtë sepse duan ta ndihmojnë ose t’i japin një krah Berishës. Ata me qëllim nuk zbatuan Kushtetutën, e heqin vëmendjen të thelbi, që sipas meje është a e ka favorizuar dhëndrin e tij Berisha në privatizimin e klubit ‘Partizani’ apo jo, një fakt që i intereson opinionit publik dhe e çojnë të diskutimi se a duhet të dorëzohet Berisha apo jo? Politikanët e lartë i ka ndihmuar vetë Gjykata me faullet me qëllim të bëra, që të shpëtojnë nga çështjet në procedurë si ‘Gërdeci’, ’21 janari’ apo ‘inceneratorët’. Rrezikohet që nëse një procedurë penale nis me një gabim me qëllim, avokatët e tyre do të artikulojnë idenë se do të kërkojnë idenë e shpalljes së pavlefshme të gjithë akteve të tjera dhe mund ta bëjnë këtë”, tha Curri në Top Story.

Ndërkohë analisti dha disa informacione se policia e shtetit ka shkuar tek pallati që jeton ish-kryeministri, por kanë bërë një veprim qesharak, thotë ai.

“Sa më informuan se kanë shkuar policia te pallati i Berishës. Policia, dërgoi policët për t’i njoftuar vendimin e Gjykatës por edhe për t’i marrë pasaportën Berishës, për mos e lejuar të dalë jashtë shtetit. Është e gjitha me qëllim. Sa kanë trokitur në derë, nuk i është hapur dera dhe ata kanë futur vendimin e Gjykatës poshtë derës, veprime të tilla qesharake që janë më tepër se një pjesë Netflixi”, tha Curri.

Top Channel