Çifti i drejtuesve të kompanisë vriten nga dërrasa e rënë nga kamioni teksa shëtisnin me biçikletë (fotot)

23/10/2023 16:28
52-vjeçari Christian Deaton e 48-vjeçarja Michelle Deaton, humbën jetën kur dërrasa ra nga e djathta e karrocerisë

Christian e Michelle Deaton, nga Portland, SHBA, ishin në një ekskursion me biçikletë drejt kalimeve panoramike Silverado Trail në Kaliforni, kur u goditën fatalisht nga një dërrasë që ra nga një kamion që po i parakalonte, njoftonin mediat vendase.

Çifti i martuar prej 20 vitesh, që mbanin poste të larta në kompaninë Nike, mbetën tragjikisht të vdekur gjatë udhëtimit të tyre në biçikleta kur shoferi kamionit të ngarkuar vendosi t’i parakalonte.

52-vjeçari Christian Deaton e 48-vjeçarja Michelle Deaton, humbën jetën kur dërrasa ra nga e djathta e karrocerisë së kamionit, shkruanin mediat për ngjarjen tragjike, duke shtuar se kamioni nuk po ecte mbi shpejtësinë e lejuar.

Christian vdiq në vendndodhje kurse Michelle ndërroi jetë më vonë në spital, ndërsa shoferi kamionit kishte ndaluar dhe bashkëpunoi me autoritetet.

Aktivistja Kara Vernor, e përshkruante pjesën e rrugës ku ndodhi tragjedia si të mirëmbajtur dhe me paralajmërime se mund të ketë çiklistë: “Është tragjike të shohësh njerëz që humbin jetën kështu. Kalimi Silverado ka shënuar shumë plagosje dhe më shumë aksidente se të gjitha rrugët e tjera të zonës.”

Christian ishte drejtues në linjat e veshjeve Nike Swim, kurse Michelle ishte dizenjatore. Dyshja jetonin në një apartament me vlerë $1 milionë në  Portland.

Ata ishin në një udhëtim një-javor të Napa, dhe planifikonin te shkonin në një seri koncertesh, thonin miqtë e tyre.

Ata shtonin se kjo ishte një nga aventurat e shumta të çiftit që kryenin gjithashtu ekskursione dhe udhëtime natyrore.

Shoqja e ngushtë e Michelle, Choloee Thompson tha: “Ata donin të jetonin jetën dhe ishin gjithmonë aktivë. Ata përpiqeshin të përmirësoheshin së bashku dhe ishin shumë të lidhur. Kishin 20 vjet që ishin martuar por dukej sikur kishin qenë gjithmonë bashkë”.

FOTO GALERI
3/5
Kamioni i policise largon bicikletat e viktimave

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA