Poezia shqiptare mblidhet sërish në Lezhë, në edicionin e 12 “Ora e Muzës”, që organizohet nga klubi i letrave “Ndoc Gjetja” dhe që mban edhe emrin e poetit Lezhjan.

Janë 64 poet nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia e Veriut, dhe Mali i Zi kanë paraqitur poezitë e tyre të reja në një kumtim letrar në nder të “Gjergj Fishtës”.

Poezitë u recituan për publikun artdashës dhe jurinë e cila vlerësoi me çmime 3 prej tyre.

Poeti dhe botuesi Abdulla Zeneli tha se “Ora e Muzës” mban gjallë jetën kulturore dhe mban gjallë poezinë, por është vazhdimësi e traditës së mirë që ka Lezha në poezi.

Dhe ky edicion pati prurje të shumta nga mbarë trevat shqip folëse. Suela Bala tha se krijimet kanë ardhur jashtë klisheve e jashtë folklorizmave ndaj edhe aktiviteti shënon një gur themeli të vazhdimësisë së kësaj tradite.

Kryetari i Klubit të Letrave, Ndoc Gjetja, tha se takimi ka për qëllim të mbledhë poezinë e mirë dhe pjesëmarrja e shumtë tregon për rëndësinë që ka marrë “Ora e Muzës” në Lezhë.

Juria e përzgjedhur për këtë edicion me kryetar Primo Shllaku dhe anëtare Suela Bala e Salvador Gjeçi kanë përzgjedhur si fitues të këtij edicioni Vlora Ademi nga Prishtina, Mario Paloka nga Lezha e Marsela Neni nga Elbasani.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA