“Maratona e Tiranës” priti sot më shumë se 4,000 pjesëmarrës nga Shqipëria dhe nga vende të huaja.
Tre çmime të para janë rrëmbyer nga Kenia, e cila përfaqësohet për herë të parë në maratonë, ndërsa për Shqipërinë ka triumfuar atletja shqiptare Luzia Gega në garën 21 km, ndërkohë që janë vlerësuar me çmime në garën 42 k, shqiptarët Ilir Kellezi , renato Drozi ,Altin Vorpsi.
Adrenalinë dhe entuziazëm ka mbërthyer kryeqytetin e shqiptarëve këtë të dielë , për shkak të eventit të rëndësishëm sportiv që zhvillohet në edicionin e shtatë të tij ,”Maratona e Tiranës “, ku morën pjesë mbi 4 mijë vrapues nga shtete të ndryshme të botës përfshirë Ukrahinën e Izraelin .
Kryetari i bashkisë Erion Veliaj theksoi se tanimë Tirana ndihet si çdo metropol në Europë.
Sporti bashkon njerëzit. Sporti jep mesazh për paqe. Kur mendoj që sa shumë vrapues sa shumë të huaj, sa punon ekonomia e Tiranës, sa punojnë hotelet restorantet, ti e kupton se e gjithë kjo është ekonomi se çdo qytet mund të ndryshojë. Kur ne bëmë intervistën e parë para tetë vitesh, turizmi dhe teknologjia ishin “bishti i kavallit”. Sot 25% e ekonomisë së Tiranës është nga turizmi bare restorante akomodim. 25 % është nga ICT , teknologjia e informacionit sikurse është hapja e piramidës. Dhe unë besoj fort që çdo punë që kemi bërë qoftë sheshi, qoftë bulevardi ,parku janë kartolina më e mirë e qytetit, pra dhe çdo vendim që ne kemi marrë prodhojnë ekonomi.
Në edicionin e 7 të maratonës, e cila çdo vit rrit numrin e pjesëmarrësve u garua për katër kategori. Për maratonën e plotë 42 km vrapuan profesionistët. Për gjysmë maratonën, vrapuan ata që duan të sfidojnë veten, për Tirana 10 km vrapuan të apasionuarait pas maratonave dhe për kategorinë ‘we too’ vrapuan personat me aftësi ndryshe.
Ndonëse slogani i këtij viti ishte vrapojmë për sportin, pasi Tirana është certifikuar si kryeqyteti i sportit për vitin 2023, pati kauza të ndryshme si vrapojmë për autizmin, vrapojmë për mirëqenien e fëmijëve ndërsa punonjësit e Bankës së Shqipërisë vrapuan nën sloganin monedha shqiptare është leku dhe qytetarët duhet te heqin termin lekë të reja apo të vjetra.
Fituesit sipas kategorive:
42 k
Femra
1 Natalia Semenovych
2 Hellen Jepkosgei Kimutai
3 Sonia Cekini
Meshkuj
1 Ezekiel Kipkorir
2 Laban Cheruiyot
3 Hosea Kiplagat Tuei
21 k
Femra
1 Luiza Gega
2 Glorius Jepkirui
3 Ronah Nyaboke Nyabochoa
Meshkuj
1 Hillary Kiptum Maiyo Kimaiyo
2 Kennedy Kimutai Kaptila
3 Nicolo Bedini
10 km
Femra
1 Gresa Bakraci
2 Redia Dauti
3 Anila Skora
Meshkuj
1 Panagiotis Karaiskos
2 Bledar Mesi
3 Krzysztof Szymanowski
42k shqiptare
1 Ilir Këllezi
2 Renato Dorzi
3. Altin Vorpsi
Top Channel